‘Ik o ma, se s’më intereson’, Redona rrëfen përshtypjen e parë për Saimirin

Mediale Vip

‘Ik o ma, se s’më intereson’, Redona rrëfen përshtypjen e parë për Saimirin

Më: 20 janar 2021 Në ora: 06:44
Redona

Redona, një nga konkurrentet e spektaklit ‘Love Story’ në TV Klan, ka treguar së fundmi për përshtypjen që i ka dhënë Saimiri kur e ka parë në fillim.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, 22-vjeçarja ka rrëfyer se kur e ëma i tregoi foton e Saimirit, ishte në nxitim për punë dhe nuk i interesoi.

Më tej, Redona shprehet se u bë kurioze dhe vendosi të ndiqte dy puntata të spektaklit për të parë sjelljen e tij, ku më pas u bind që të bëhej pjesë e garës.

“Kur pashë atë foton që ma tregoi mami, thashë ‘ik o ma, se s’më intereson mua ai’. Në përshtypje të parë, duke ikur edhe për punë, nuk e kisha fare mendjen. Pastaj i pashë profilin, u kuriozova pak dhe nga aty filloi e gjitha.

Pashë dy emisionet që kishin dalë për të parë se si ai vepronte dhe çfarë mendje kishte dhe si sillej".

Pyetjes nëse ndihet xheloze për vajzat e tjera në garë për të njëjtin djalë, Redona tha:

“Unë nuk jam këtu për të bërë xheloze vajzat e tjera. Unë shikoj drejtimin tim dhe nuk veproj me Saimirin për të bërë xheloze vajzat e tjera".

“Me Merin unë ndaj dhomën, jemi bërë si dashnore”,- është shprehur Redona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat