Generda tregon për cilën prej vajzave do të votonte në ‘Love Story’ (pas vetes)

Mediale Vip

Generda tregon për cilën prej vajzave do të votonte në ‘Love Story’ (pas vetes)

Më: 20 janar 2021 Në ora: 06:47
Generda

Pak para se të bëheshin pjesë e natës së dhjetë të “Love Story”, disa prej vajzave kanë shprehur pëlqimet apo edhe mospëlqimet e tyre për këto javë që po kalojnë në “luftë” për të fituar princin e këtij spektakli.  

Të ftuara në “Daily Love Story”, Generda, Xhesi, Enxhëll etj. janë ngacmuar për eliminimet dhe shoqërinë që kanë me njëra-tjetrën. Generda, një prej vajzave e cila vjen nga java e kaluar pas një takimi romantik me Saimirin, tha se e shikon veten konkurrente të fortë, por para se të vinte në “Love Story”, ajo kishte nisur ta shikonte si publik spektaklin, madje edhe të bënte tifo për njërën prej vajzave.

E pyetur se cilën do të zgjidhte prej tyre më pranë Saimirit, Generda tha se Enxhëllin e shikonte më afër princit të “Love Story”, sepse i dukej vajza më e sinqertë aty brenda: “… por tani që erdha unë, jam unë” – shtoi ajo me të qeshur duke treguar se tani, më shumë se këdo tjetër, sheh veten më afër Saimirit.

Tani që Enxhëll u veteliminua nga “Love Story”, me sa duket, për Generdën nuk ka vajzë tjetër që konkurron fort me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat