Bebe Rexha merr vëmendjen me dukjen atraktive në imazhet e fundit

Mediale Vip

Bebe Rexha merr vëmendjen me dukjen atraktive në imazhet e fundit

Më: 20 janar 2021 Në ora: 08:43
Bebe Rexha

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, pritet që shumë shpejt të publikojë këngën e saj më të re për fansat.

“Sabotage” mban titullin kënga e saj e re, e cila do të publikohet së shpejti edhe me klip.

Këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga prapaskenat e xhirimeve, ku është dukur mjaft atraktive.

Image

Ajo ka marrë vëmendjen me makijazhin shumëngjyrësh, i cili e ka bërë të duket atë edhe më tërheqëse.

Bebe Rexha nuk ka dhënë një datë të saktë për këngën e saj, teksa ka premtuar se brenda vitit do të publikojë edhe albumin.

Albumi ishte planifikuar të publikohej vitin e kaluar, mirëpo për shkak të pandemisë, ai u detyrua të shtyhet për këtë vit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat