Robbie Williams ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Mediale Vip

Robbie Williams ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Më: 20 janar 2021 Në ora: 14:34
Robbie Williams

Këngëtari i njohur britanik, Robbie Williams, aktualisht është duke qëndruar në vetizolim, pasi ka rezultuar pozitiv për koronavirus teksa ishte me pushime në St. Barts me familjen e tij, gruan Ayda Field dhe katër fëmijët e çiftit.

Një burim citohet të ketë thënë për gazetën “The Sun”: “Robbie është ndier mjaft i sëmurë. Prandaj është këshilluar me menaxherët e vilës ku po qëndronte me pushime, bashkë me familjen e tij. Nuk është vendi më i keq në botë për të qëndruar i karantinuar, edhe pse fatkeqësisht nuk mund të shkojë në plazh. Ai do të duhet të qëndrojë i vetizoluar për 14 ditë”.

Ndërkohë, në të kaluarën, Robbie Williams, e kishte pranuar se po ndihej shumë në ankth dhe po ka frikë që nëse preket nga koronavirusi, do të duket të qëndrojë larg familjes dhe nuk do të ketë mundësi t’i takojë ata.

Sa i përket muzikës, Williams ka qenë mjaft aktiv gjatë kësaj pandemie, duke realizuar këngë të reja. Ylli i hitit “Angels”, së fundmi e ka paralajmëruar një duet të mundshëm me yllin e muzikës pop, Kylie Monigue.

Në një intervistë për “Daily Star Online”, Williams kishte thënë: “E kam realizuar një këngë me Kylie Minogue. Kam plane të mëdha për këtë projekt nëse edhe ajo është e pajtimit”.

Albumi i fundit i Robbie Williamsit ishte “The Heavy Entertainment Show” i cili u lansua në vitin 2016, ndërsa në vitin 2019 kantautori i njohur britanik e publikoi albumin me muzikë të festave të fundvitit, “The Christmas Present”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat