Greta Koçi zbulon sekretin e saj të dobësimit

Mediale Vip

Greta Koçi zbulon sekretin e saj të dobësimit

Më: 20 janar 2021 Në ora: 23:52
Greta Koçi

Pak kohë më parë mediat zbuluan se Greta Koçi ishte larguar nga Shqipëria. Thuhej se këngëtarja ishte zhvendosur në Austri dhe këtë gjë e tregonin vetë postimet e saj në Instagram. Prej muajit tetor vëmë re se fotot e postuara prej saj në këtë rrjet social janë të shoqëruara me vendndodhjen “Vienna, Austria”. Në fakt shpërnguljen e konfirmoi edhe vetë Greta gjatë një komunikimi me ndjekësit e saj në Instagram.

Ndërkohë fansat kanë vënë re edhe një ndryshim tjetër tek Greta. Siç duket këngëtarja ka humbur disa kilogramë në peshë dhe kjo gjë ju ka rënë në sy ndjekësve.

Së fundmi këngëtarja ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit, që i kanë kërkuar sekretin e dobësimit të saj. Këngëtarja ka treguar se ka ngrenë nga pak dhe gjëra të shëndetshme e të nevojshme. Gjithashtu ajo ka zbuluar se prej një jave është bërë vegane dhe ka filluar të ndjekë këtë lloj diete, që do të thotë se nuk konsumon produktet e mishit dhe as nënproduktet e tyre.

“Duke mos ngrënë ose më saktë duke ngrënë pak dhe gjërat e duhura. Në fakt jam bërë vegane prej një jave dhe nuk ka gjë më të mirë për shëndetin, por sigurisht dhe për linjat e trupit”, ka treguar Greta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat