Marrëdhënia mes Gent Fatalit dhe Capital T mund të mos jetë rregulluar!

Mediale Vip

Marrëdhënia mes Gent Fatalit dhe Capital T mund të mos jetë rregulluar!

Më: 21 janar 2021 Në ora: 00:21
Capital T, Gent Fatali

Rreth pesë vite më parë Capital T dhe Gent Fatali kanë publikuar bashkëpunimin e tyre “Qka don ajo”, por prej asaj kohe nuk janë parë më bashkë.

Nisur nga kjo, i ftuar në emisionin “Thumb” në 2019 Gent Fatali është pyetur për raportin me Capital T. Ndonëse në intervista të tjera është shprehur se ka marrëdhënie të mirë, në fakt nuk ka qenë tamam kështu. Genti dhe Capital kanë patur një debat të vogël pas largimit të Gentit nga labeli Authentic.

“Në fillim kur kam dal prej “Authentic Entertainment” dhe kam kaluar tek “Max Production”, nuk është se jemi ndarë edhe aq mirë se ka qenë një kohë kur janë bërë disa gjëra kështu me nxitim, se ndonjëherë njeriu nxitohet për mënyrën si i zgjidh gjërat. Por me Capital t kam dal kam pirë kafe”.-ka thënë reperi.

Po ashtu, ai ka surprizuar jo pak me deklaratën e tij për Capital T të shtunën e kaluar, teksa ishte i ftuar në “Shiko kush luan”. Në këtë emision ishte i ftuar edhe babai i Capos, Agim Ademi dhe si duket i gjendur përball tij, Gentit i kanë shteruar të gjitha ngjarjet e të kaluarës. Gjatë lojës së tij “Paintball”, Genti i tha se ka respekt për Capital T, me të cilin ka bashkëpunuar dikur.

Mirëpo, sikurse e menduam kjo deklaratë ka qenë e nxitur edhe fakti se ka patur të atin e Capitalit. Pasi në “After party-n” e Luanës ai u pyet se kë zgjidhte mes Capital T dhe Skerdit, duke zgjedhur pikërisht këtë të fundit.

Ai nuk bëri asnjë koment, as nuk u përpoq të justifikonte zgjedhjen e tij sikurse bëri me pyetjet e tjera. Po ashtu, nëse do i themi sytë nga rrjetet sociale ata nuk ndiqen në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat