Fero paralajmëron fansat për bashkëpunimin e ri!

Mediale Vip

Fero paralajmëron fansat për bashkëpunimin e ri!

Më: 21 janar 2021 Në ora: 00:23
Fero, E7

Fero u rikthye disa javë më parë në muzikë pasi për disa kohë ai qëndroi në pushim, madje u zhduk edhe nga rrjetet sociale. E dashura e tij Arbenita Ismajli, na bëri të ditur se Fero ishte rikthyer në rrjete sociale para përfundimit të 20520.

Ajo publikoi një foto përkrah reperit dhe lajmëroi të gjithë fansat për rikthimin e tij.

Fero u kthye fuqishëm në muzikë duke lançuar këngën më të re të titulluar “Italy”.

Ndërkohë, para pak ditësh reperi erdhi në bashkëpunim me Stresin, me këngën e tyre të titulluar “Mahall”.

Ndërkohë, ai ka paralajmëruar një tjetër bashkëpunim. Fero ka ndarë me ndjekësit një foto në Instagram, duke i informuar se po sjell një këngë me reperin E7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat