Miley Cyrus kryeson top-listat për 6 javë

Mediale Vip

Miley Cyrus kryeson top-listat për 6 javë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 00:42
Miley Cyrus

Suksesi i këngëtares Miley Cyrus duket se po rikthehet si dukur, pasi për gjashtë javë me radhë këngëtarja ka kryesuar top-listat me albumin e saj “Plastic Hearts”.

Ajo e ka ndarë këtë lajm të bukur me ndjekësit në Instagram, duke falenderuar secilin prej fansave për mbështetjen dhe duke treguar gëzimin e saj të madh.

“E bëri përsëri! “Plastic Hearts” qëndroi 6 javë në vendin e parë të albumeve në vend. Kjo po ndodh e gjitha pasi ju mbështesni regjistrimet e mia! Nuk e harroj, e vlerësoj shumë! Me këtë po futemi në histori! Shkëlqe, mos ji i turpshëm! Ji një yll! Ju dua përgjithmonë.”- shkruan ajo.

Miley Cyrus ka treguar prej kohësh se është biseksuale dhe së fundmi ka folur në lidhje me drejtimin e saj seksual. Këngëtarja është shprehur në një intervistë se për të ka më shumë kuptim të jetë në një lidhje me një vajzë se sa me një djalë, sepse sipas saj trupat e femrave janë shumë të tërheqës se të meshkujve.

“Vajzat janë shumë më seksi. Ne e dimë këtë gjë. Të gjithë mund të biem dakord se që nga kohët antike organet gjenitale të meshkujve mund të bënin skulptura të mrekullueshme. Për më tepër, unë nuk jam aq e interesuar. Mua më pëlqejnë si vepra arti. Dhe në skulpturë, më pëlqen shumë forma”, është shprehur këngëtarja për SiriusXM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat