Fjolla Morina thyen përsëri ligjin: Del nga arresti shtëpiak, ja çfarë rrezikon

Mediale Vip

Fjolla Morina thyen përsëri ligjin: Del nga arresti shtëpiak, ja çfarë rrezikon

Më: 21 janar 2021 Në ora: 06:24
Fjolla Morina

Fjolla Morina ka thyer arrestin e shtëpisë, duke u larguar nga banesa në të cilën duhet të qëndrojë në Kukës. Kjo gjë është mësuar pas një kontrolli që një patrulle policie e drejtorisë së Qarkut Kukës ka bërë në banesën ku ajo qëndronte me qira.

Policia ka marrë informacione se Morina nuk e ka respektuar masën “arrest shtëpie”, ndaj është nisur për një kontroll drejt banesës së saj.

Shtëpia e këngëtares ka qenë e mbyllur dhe pasi është kërkuar për disa minuta që të hapet dera, askush nuk është përgjigjur. Këngëtarja duket se është larguar nga shtëpia, por ende nuk është mësuar nëse ajo është arratisur apo ka thyer masën vetëm për t’u larguar nga shtëpia për pak minuta.

Nëse ajo ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”, atëherë Fjolla Morina rrezikon të rikthehet sërish në qeli.

Këngëtarja Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla u arrestuan më 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kapën me dy armë me vete. Kujtojmë që këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.

Ndërkohë para disa ditësh akuza për Fjolla Morinën ndryshoi nga “armëmbajtje pa leje” në “trafikim të armëve dhe municioneve”. Fjolla është marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim. Po ashtu edhe partneri i saj, Fisnik Syla, dhe shoferin e këtij të fundit, Fitim Muji, akuzohen për këtë vepër.

Fjolla ka pranuar akuzën e ngritur ndaj saj. Gjithashtu, ajo ka kërkuar të gjykohet me dënim të shkurtuar me qëllim që në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, të përfitojë 1/3 e uljes së dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat