Rita Ora në librat shkollorë të gjuhës angleze në Spanjë

Mediale Vip

Rita Ora në librat shkollorë të gjuhës angleze në Spanjë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:59
Rita Ora

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, tashmë dihet botërisht për shtrirjen e famës së saj internacionale.

Ajo është veçanërisht shumë e pëlqyer në Evropë, ku zhanri të cilin e këndon dhe këngët e saj janë shumë të dëgjuara.

Duke u marrë si shembull i suksesit dhe një vajze tipike shqiptaro-britanike, Rita Ora duket se ka përfunduar edhe në librat shkollorë në Spanjë.

Ka qenë një përdorues i rrjetit social Twitter që ka publikuar një fotografi të librit të anglishtes për shkollën e mesme, ku pjesë e tij është Rita Ora.

Në një faqe ku mësohet kryesisht rreth orareve për të ardhmen, aty shfaqet një imazh i këngëtares shqiptare kur ishte adoleshente.

Kjo fotografi vjen nga koha kur ajo ishte nxënëse e shkollës “Sylvya Young Thatre Schoool”, në Londër.

“Dikush të më konfirmojë nëse kjo është Rita Ora dhe të më shpjegojë se çfarë bën në një libër të Anglishtes së Mesme”, ka shkruar përdoruesi i Twitterit, që ka shfaqur edhe faqen e librit ku gjendet këngëtarja.

E lumtur për këtë sukses, edhe nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu – Ora, rishpërndau këtë postim në InstaStory.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat