Lediana kthehet në “Përputhen”, flet për vendimin e saj

Mediale Vip

Lediana kthehet në “Përputhen”, flet për vendimin e saj

Më: 21 janar 2021 Në ora: 19:03
Lediana

Lediana vendosi të kthehet në emision.

Lediana Prenga ka pak kohë që iu bashkua emisionit “Përputhen”, por menjëherë befasoi me një vendim.

Ajo ditë më parë kërkoi që të pauzonte për pak kohë nga emisioni, ngase i duhet kohë që të reflektojë.

Lediana sot vendosi të rikthehet në emision, ndërsa tregon për gjithë ndjekësit se vendimin e mori pa pasur presion nga askush.

Konkurrentja tha se gjatë kësaj kohe reflektoi dhe se nuk e përcolli as emisionin, në mënyrë që të ishte më e qetë.

Ajo po ashtu sqaroi se produksioni nuk ia kishte kërkuar një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat