Pas arratisjes, policia ngre një akuzë tjetër për Fjolla Morinën

Mediale Vip

Pas arratisjes, policia ngre një akuzë tjetër për Fjolla Morinën

Më: 21 janar 2021 Në ora: 19:33
Fjolla Morina, dhe partneri i saj, Fisnik Syla

Vetëm një ditë më parë, në mediat shqiptare u përhap me shpejtësi lajmi që këngëtarja nga Prishtina, Fjolla Morina, është arratisur nga banesa në qytetin e Kukësit. Pasi u kap me armë në kufirin e Morinës, gjykata kishte vendosur akuzën “arrest shtëpie” për këngëtaren nga Prishtina, por, me sa duket, këngëtarja e ka shkelur dhe është larguar.

Sipas deklaratës së fundit të policisë së Kukësit, mbi këngëtaren tashmë rëndon edhe një akuzë e dytë, ajo e “largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit“.

Kështu, policia e Kukësit, pas kontrollit gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e këngëtares, ka publikuar një deklaratë, e cila specifikon se mbi 34-vjeçaren tani rëndon edhe një masë e re.

“Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë. Po punohet për kapjen e saj”,- njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat