Drake ka një lajm jo të gëzueshëm për fansat

Mediale Vip

Drake ka një lajm jo të gëzueshëm për fansat

Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:54
Drake

Albumi i 6-të “Certified Lover Boy” i Drake duhej të dilte në prill të 2020, por ai ka njoftuar se e ka shtyrë publikimin e tij për herë të dytë.  

“Unë isha duke planifikuar të publikoja albumin tim këtë muaj, por midis operacionit dhe rehabilitimit, energjia ime i ishte kushtuar shërimit. Jam i bekuar që jam përsëri në këmbë duke u ndjerë shkëlqyeshëm dhe i përqendruar te album, por CLB nuk do të publikohet në janar. Unë mezi po pres që ta ndaj me ju të gjithë në 2021!”, shkroi në InstaStory.

Reperi zbuloi në tetor 2020 se kishte pësuar një dëmtim në gju dhe i duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje.

Reperi fillimisht njoftoi në Instagram në prill 2020 se po vinte me një album të ri në verën e atij viti.

Drake më vonë njoftoi fansat në ditëlindjen e tij të 34-të në lidhje me albumin e tij, duke zbuluar se ai do të dilte në janar 2021. Dhe tani e shty prapë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat