Rrëfehet Ema Andrea: Ngela shtatzënë kur isha në fakultet, nëna më tha e rrisim bashkë fëmijën

Mediale Vip

Rrëfehet Ema Andrea: Ngela shtatzënë kur isha në fakultet, nëna më tha e rrisim bashkë fëmijën

Më: 22 janar 2021 Në ora: 16:34
Ema Andrea

Aktorja Ema Andrea si asnjëherë më parë ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private. E ftuar në emisionin “Historia ime”, ajo ka folur për vështirësitë që ka hasur në jetën e saj si dhe shtatzëninë në kohën kur ishte në fakultet. Ajo tregon faktin se në ato kohë ka marrë një mbështetje shumë të madhe nga nëna e saj.

“Unë kam qenë dhe jam një person romantik, kam besuar në dashuri. Ëndrrat e mia kanë qenë të studioj jashtë, kur kam qenë adoleshente ëndrrat kanë qenë të lidhura me arti dhe pastaj me mënyrën e të jetuarit. Më ka pëlqyer të jetoj e pavarur edhe ëndërroja këtë jetën që nuk gjykojnë, nuk paragjykojnë. Në Shqipëri po të qeshësh në mëngjes, të thonë a ke pirë? Që do të thotë ka qenë shumë e vështirë të jesh vetvetja në shoqërinë tonë.

Unë ngela shtatzënë kur isha në fakultet në vitin e tretë dhe natyrisht që nuk kisha ndërmend të bëja ndonjë zgjidhje pragmatike midis vetes dhe fëmijës, janë ato shenja që ti jep një Univers, besoj se ka qenë fati im më i madh sepse më ka bërë të hyj në një stad të mrekullueshëm shpirtëror, përgjegjësie, në raport me veten, në raport me shoqërinë dhe për të gjitha zgjedhjet që janë bërë më pas.

Nëna ime më ka thënë ne mund ta rrisim fëmijën bashkë, unë do të respektoj çdo dëshirë tënden. Bëhet fjalë për vite shumë të ashpra për të bërë të tilla zgjedhje por jam rritur nga ajo nënë”, ka rrëfyer Ema Andrea.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat