“Po të isha e virgjër, do ishin më të gëzuar”

Mediale Vip

“Po të isha e virgjër, do ishin më të gëzuar”

Më: 23 janar 2021 Në ora: 07:20
Einxhel Shkira

Një ndër moderatoret më të njohura e të dashura për publikun shqiptar, Einxhel Shkira, njihet për tipin e saj të vendosur e moskokëçarës, që shpesh e dallon nga të tjerët.

Pavarësisht fjalëve të njerëzve, Einxhel ka vendosur ta jetojë jetën siç ajo di dhe dëshiron, duke e shijuar atë në maksimum.

Mirëpo, jetojmë në kohën e rrjeteve sociale dhe fatkeqësisht, çdokush mendon se ka të drejtë të komentojë, ofendojë apo bullizojë dikë tjetër edhe pa e njohur personalisht.

Diçka e tillë i ndodh Einxhelit çdo ditë, siç ajo vetë ka treguar në emisionin “Shqipëria live”.

Moderatorja ka treguar se nuk ka ditë që nuk merr mesazhe apo komente negative nga njerëzit (që në fakt nuk i kushton aspak rëndësi).

“Nuk e mbaj mend që kur nuk jam sharë. Është një faturë e njerëzve që kanë vendosur që të jenë të drejtpërdrejtë. Po të isha e virgjër, besoj se do të ishin shumë të gëzuar njerëzit”, tha Einxhel.

Si reagon ajo kur merr komente të tilla?

“Marr dhe mesazhin e postoj në rrjetet e mia sociale që ndjekësit e mi ta bullizojnë. Më pas ata vendosen në pozitën time. Më kërkojnë edhe falje”- tregoi ai, duke sqaruar se nga këto komente negative preken edhe familjarët e saj.

Moderatorja nuk përjashtoi faktin që ndonjëherë ligësia e këtyre njerëzve merr përmasa edhe më të mëdha, duke u përpjekur të të bëjnë gjëra akoma më të këqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat