Dakota Johnson tregon si është Melanie Griffith si nënë: Më liberalja në botë

Mediale Vip

Dakota Johnson tregon si është Melanie Griffith si nënë: Më liberalja në botë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 10:26
Dakota Johnson dhe Melanie Griffith

Aktorja e ‘Fifty Shades of Grey’, Dakota Johnson ka zbuluar një detaj shumë interesant për të ëmën, Melanie Griffith.

Nëse shumica e nënave nuk duan që fëmijët të bëjnë piercing apo tatoo, ajo e Dakotës jo vetëm që e ka shoqëruar të bijën, por edhe është frymëzuar nga ajo.

“Kur isha 14 vjeç mami më shoqëroi të bëja një pircing në kërthizë dhe nga tundimi e realizoi një me mua. As nuk e di pse po ua tregoj këtë gjë”, ka rrëfyer Johnson duke qeshur për “The Late Late Shoë ëith James Corden”.

Më e bukura është që e ëma e ka shoqëruar edhe për të realizuar tatuazhin e parë, ndërkohë që babai i aktores, Don Johnson që po ashtu është aktor shumë i njohur e ka ndaluar rreptësisht që ta bëjë. “Babai më tha që nuk do më quante më vajzën e  tij nëse do bëja tatoo, por mami më mbështeti dhe erdhi me mua”, tregoi Dakota.

Megjithatë aktorja është penduar për shumicën e tatuazheve që ka realizuar në moshë të vogël, por nuk ka ndërmend as t’i heqë për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat