Serbët sulmojnë Dua Lipen që ka “goditur” me publikimin e hartës së “Shqipërisë Natyrale” dhe i ka quajtur serbët fashist dhe okupator

Mediale Vip

Serbët sulmojnë Dua Lipen që ka “goditur” me publikimin e hartës së “Shqipërisë Natyrale” dhe i ka quajtur serbët fashist dhe okupator

Nga: F. B. Më: 23 janar 2021 Në ora: 14:45
Dua Lipa

Pop-këngëtarja britanike me prejardhje nga Prishtina, Dua Lipa që njihet me qëndrimet e saj negative ndaj popullit serb dhe promovimin e “Shqipërisë Natyrale” nuk ndalon provokimin në llogari të Serbisë, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Kësaj radhe serbët i ka quajtur “fashist” dhe “okupator të Kosovës” duke theksuar se gjatë luftës në Kosovë në vitet 90-ta nga gjyshi i vetë Seit Lipa që në periudhën 1900-1995 ishte drejtor i Muzeut në Prishtinë “kanë kërkuar fabrikimin e fakteve historike, gjë që ai e ka refuzuar dhe pastaj ishte cak i sulmeve të regjimit serb”.

Në intervistën për gazetën “Roling Stone” këngëtarja e re ka prekur edhe tema politike duke theksuar se familja e saj nga Kosova ishte detyruar të zhvendoset pas “okupimit serb”.

“Gjyshi im nga ana e babës ka shkruar libra për gjithçka çfarë ka ndodhur, pas okupimit nga forcat serbe, ata i kanë kërkuar që të ndryshojë historinë dhe pas refuzimit ai e ka humbur punën “ tha ajo.

Por Dua Lipa sipas “Blic” nuk u ndal me kaq, më vonë përmes profilit të saj në Instagram në paralajmërimin e intervistës krahas fotos së gjyshit të vetë kishte komentin: “Gjyshi ynë i jashtëzakonshëm dhe i pa frikësuar. Aq shumë ka punuar gjatë okupimit nga regjimi fashist për të shkruar historinë shqiptare, ashtu që  bota të mund të mësojë kush jemi ne vërtetë”.

Të përkujtojmë se Dua Lipa vazhdon gazeta serbe është e njohur për mbështetjen e fuqishme për pavarësinë e Kosovës. Këngëtarja britanike në disa raste ka shpërndarë fjalët “Kosova nuk është Serbi”, ndërsa në një rast ka shkuar edhe më larg duke publikuar hartën e Shqipërisë së Madhe, të njëjtën që me dron ishte shfaq në ndeshjen në Beograd mes Serbisë edhe Shqipërisë.

Dua Lipa nuk ka lindur në Kosovë, ajo ka lindur në vitin 1995 në Londër si fëmijë e prindërve nga Kosova që kanë braktisur Prishtinën në vitet 90-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat