Silluni me bebin në bark si Afërdita Dreshaj. Garanton shkenca

Mediale Vip

Silluni me bebin në bark si Afërdita Dreshaj. Garanton shkenca

Më: 23 janar 2021 Në ora: 16:39
Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl

Afërdita Dreshaj është gjithmonë e më pranë ditës së lindjes dhe ka vendosur që këto ditë t’i kalojë duke pushuar. Të paktën kështu duket nga postimet e saj ku e kemi parë të lëvizë nga një vend në tjetrin e së fundmi buzë detit.

Në postimin e fundit të realizuar, Afërdita ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet bashkëshorti i saj Jakub teksa vendos muzikë pranë barkut të saj.

Për ata që mbase nuk e kanë si informacion, është vërtetuar shkencërisht që muzika ndikon për mirë në zhvillimin e bebit në barkun e nënës. Në 3 mujorshin e fundit, fëmija është veçanërisht i ndjeshëm ndaj tingujve, ndaj sugjerohet që prindërit të vendosin muzikë klasike, ninulla ose këngë të qeta dhe të gezueshme që fëmija të mësohet. Muzika është vërtetuar se ndihmon shumë në zhvillimin e trurit të foshnjës. Studimi mund të gjendet shumë lehtë edhe në faqen e ‘UNICEF’.

Përveçse një veprim i bukur që lë kujtime të paharrueshme tek Jakub dhe Afërdita, muzika dhuron edhe shumë benefite, ndaj kijeni parasysh edhe ju që keni në plan të bëni një fëmijë ose jeni në pritje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat