Shqipe Hysenaj flet për djalin që e dhunoi fizikisht

Mediale Vip

Shqipe Hysenaj flet për djalin që e dhunoi fizikisht

Më: 23 janar 2021 Në ora: 18:40
Shqipe Hysenaj

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Shqipe Hysenaj, ka qenë e ftuar së fundmi në emision ‘Glamour Zone’.

Ajo ka rrëfyer marrëdhëniet e saj të komplikuara, e ndër të tjera një rast  ku ngacmimi zgjati për disa vite, aq sa u kthye në bezdi për të.

Biseda mes moderatorit dhe ish-konkurrenten e Për’puthen, Shqipe Hysenaj:

A ka kaluar ndonjë ngacmim në bezdi apo frikë për veten?

Shqipe Hysenaj: Ka patur disa raste. Dhe e keqja është që rastet e mia zgjasin me vite. Ka patur një rast, që djali nuk më ndahej në asnjë moment. Arriti dhe në frikë për veten, sepse më ndiqte në mes të natës. Një natë, në një rrugicë të Myslym Shyrit, u ktheva dhe fillova t`i gjuaja me shkelma. Aq mirë i ngjitën ato shkelma (qesh). Pastaj i thash vetes: ‘Mjaft se e teprove’. Por isha dhe më e vogël.

Po ai të gjuajti?

Shqipe Hysenaj: Jo, për asnjë moment. Por prap vazhdoi të më ndiqte, në ditët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat