Endrit Mërtiri tregon shumën e majme që ka marrë për një set fotografik dhe na la me gojë hapur!

Mediale Vip

Endrit Mërtiri tregon shumën e majme që ka marrë për një set fotografik dhe na la me gojë hapur!

Më: 24 janar 2021 Në ora: 07:07
Endrit Mërtiri

“Sa e ke rrogën?”- konsiderohet si një nga veset më të bezdisshme të shqiptarëve që duhet eleminuar një orë e më parë.

Ndonëse e dimë të gjithë sa e sikletshme është kjo pyetje, sërish s’heqim dorë dhe kemi kuriozitet të paparë…sidomos për personazhet publike. Rrjedhimisht këtë pyetje e dëgjojmë shpesh në emisione të ndryshme televizive, edhe pse personat që përgjigjen numërohen me gishtat e njërës dorë.

Njëri prej tyre duket të jetë edhe Endrit Mërtiri. Gjatë sfidës “Ndaje ose haje” ai u vendos para një pyetjeje shumë pikante ku duhet të tregonte shifrën më të lartë dhe atë më të ulët që ka marrë nga një set fotografik.

Endriti refuzoi të hajë ushqimin e vendosur në lojë dhe kështu u përgjigj. Ai u shpreh se shifra më e ulët ishte 50 mijë lek të vjetra dhe kjo kishte ndodhur në fillim të karrierës kur s’ishte ende kaq i famshëm sa sot.

Ndërsa pagesa më e lartë që ka marrë është 200.000 mijë dollarë dhe e tha pa pikë hezitimi. Kjo shifër ka surprizuar jo pak ndjekësit dhe të ftuarit, dhe duhet ta pranojmë se është goxha WOW!

Rezart Veleshnja u bë kurioz dhe e pyeti nëse u pagua kaq vetëm për një shkrepje apo disa dhe fotografi i tha se për një set, jo vetëm një foto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat