Aludohet për një lidhje dashurie mes Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Mediale Vip

Aludohet për një lidhje dashurie mes Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Më: 24 janar 2021 Në ora: 11:36
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kanë bërë fansat të dyshojnë se kanë filluar të takohen me njëri-tjetrin, pasi u panë fillimisht së bashku në shtëpinë e Kris Jenner.

Adhuruesit me ‘sy shqiponje’ kanë vërejtur që Kourtney, 41 vjeçe dhe ish-ylli i “Blink-182”, Travis, 45 vjeç, kaluan kohë bashkë gjatë fundjavës, ndërsa kanë ndarë fotografitë e shtëpisë së Kris në Palm Springs në rrjete sociale.

Kourtney postoi disa foto të pamjes nga pishina menjëherë pas perëndimit të diellit, gjersa Travis ndau të njëjtën pamje ëndërrimtare në InstaStory.

Dyshja kanë qenë shokë për një kohë dhe të dy jetojnë në të njëjtën zonë në Calabasas, por duket se marrëdhënia e tyre mund të ketë kaluar në një nivel tjetër.

Barker është parë duke komentuar shumë në postimet e Kourtney. Ai la një ‘emoji’ sirenë në një foto tjetër të yllit duke pozuar derisa ecte në det gjatë perëndimit të diellit.

Sipas Just Jared, Travis është baba i një djali 17 vjeçar, Landon dhe i një vajze të quajtur, Alabama.

Kourtney, ndërkohë, është nënë e tre fëmijëve që i ndan me Scott Disick: djemtë Mason, 11 vjeç, Reign, 6 vjeç, dhe vajzën Penelope, 8 vjeçe.

Ajo dhe Scott kanë qenë së bashku për nëntë vjet, përpara se të ndaheshin përfundimisht në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat