Sara Hoxha poston foton plot dashuri krah Ledion Liços!

Mediale Vip

Sara Hoxha poston foton plot dashuri krah Ledion Liços!

Më: 24 janar 2021 Në ora: 11:50
Sara Hoxha, Ledion Liço

Ledion Liço është shkëputur totalisht nga jeta publike dhe të gjithë e ndjejmë mungesën e tij në ekran. Moderatori i njohur tashmë ka marrë rolin e drejtorit të përgjithshëm të kanaleve muzikore Radio Tv të Top Media, ku futet edhe Top Albania Radio.

Duke qenë se mban një peshë të madhe mbi supe si drejtues, Ledioni shfaqet shumë rrallë në media. Ai zotëron një adresë të tijën në Instagram, por nuk publikon asgjë dhe e kemi parë në shumë pak raste në profilet e Sara dhe Lori Hoxhës.

Edhe ditën e sotme ka ndodhur e njëjta gjë dhe Ledioni është shfaqur sërish pas disa muajsh në adresën e bashkëshortes së tij. Sara ka publikuar në Instagram një foto të shkrepur nga një mbrëmje, në të cilën shihet moderatori duke e puthur.

Kjo foto na fali kaq shumë dashuri, duke shtuar edhe faktin se sa rrallë poston foto të tilla Sara.

Pas shkëputjes nga ekrani, Ledioni i është përkushtuar më shumë familjes. Kujtojmë se Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë prindër të dy djemve, London dhe Roman, njëri 4 vjeç, ndërsa tjetri festoi pak ditë më parë 1-vjetorin e lindjes.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat