“I gjuajta me shkelma”, ish-konkurrentja e “Për’puthen” zbulon si dhunoi fizikisht djalin që e...

Mediale Vip

“I gjuajta me shkelma”, ish-konkurrentja e “Për’puthen” zbulon si dhunoi fizikisht djalin që e...

Më: 24 janar 2021 Në ora: 14:03
Shqipe Hysenaj

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, ka zbuluar së fundmi disa detaje për jetën e saj private që nuk i kishte thënë më përpara.

Shqipja ka treguar për marrëdhëniet e saj të komplikuara. Madje ka rrëfyer edhe një rast ku ngacmimi ka zgjatur për disa vite, aq sa ishte kthyer në bezdi për të.

E pyetur në “ka kaluar ndonjë ngacmim në bezdi apo frikë për veten?”, ish-konkurrentja e “Për’puthen” tha se ka “patur disa raste”.

“Dhe e keqja është që rastet e mia zgjasin me vite. Ka patur një rast, që djali nuk më ndahej në asnjë moment. Arriti dhe në frikë për veten, sepse më ndiqte në mes të natës. Një natë, në një rrugicë të Myslym Shyrit, u ktheva dhe fillova t`i gjuaja me shkelma. Aq mirë i ngjitën ato shkelma (qesh). Pastaj i thash vetes: ‘Mjaft se e teprove’. Por isha dhe më e vogël”, tha Hysenaj në emisionin “Glamour Zone”.

Ndërsa kur e pyetën nëse djali në fjalë e kishte gjuajtur, ajo tha “jo”. “Për asnjë moment. Por prapë vazhdoi të më ndiqte, në ditët në vazhdim”, zbuloi Shqipja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat