Dhurata Dora thekson tiparet e bujshme trupore përmes fustanit të bardhë

Mediale Vip

Dhurata Dora thekson tiparet e bujshme trupore përmes fustanit të bardhë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 19:40
Dhurata Dora

Artistja e njohur, Dhurata Dora, është ndër më të dashurat në estradën shqiptare.

Bukuroshja së fundmi përpos eksperimentimeve me projektet muzikore, ka vendosur që të njëjtën ta bëjë edhe me dukjet.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Dhurata ka ndarë një fotografi, me të cilën ka joshur 2.2 milionë ndjekësit.

Ajo është parë me një fustan të bardhë, derisa i theksoheshin linjat e formësuara trupore, të fituara përmes stërvitjeve të shumta.

Postimi i tillë padyshim që mori komplimente të shumta nga fansat, kolegët, përshirë edhe familjarë të artistes.

Përpos pozave tërheqëse që ajo poston, vlen të përmendet se shifrat e klikimeve në këngët e saj po rriten çdo ditë e më shumë.

Ndërkohë, “Harrom” është kënga saj e fundit, që rezultoi të jetë një hit i vërtetë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat