“Blitz” projekti më i ri nga reperi Marin

Mediale Vip

“Blitz” projekti më i ri nga reperi Marin

Më: 24 janar 2021 Në ora: 23:23
Marin

Marin tashmë është bërë një emër i njohur në estradën shqiptare.

Ai është rep-artisti që ka arritur për pak kohë të marrë vëmendje të madhe, për shkak të projekteve të veçanta.

Duke u fokusuar më shumë në zhanrin hip-hop, Marin tashmë ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e re.

“Blitz” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Rzon.

Tekstin e ka shkruar vet reperi, kurse për pjesën vizuale ka punuar Melodi Studio, ku Marin shfaqet me vetura luksoze.

Theksojmë se kënga është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së tij, duke numëruar mijëra klikime në platformën YouTube.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat