Morena Taraku shfaqet plot stil në një studio muzikore

Mediale Vip

Morena Taraku shfaqet plot stil në një studio muzikore

Më: 24 janar 2021 Në ora: 23:26
Morena Taraku

Morena Taraku është njëra nga këngëtaret për të cilën komentohet më së shumti në faqet rozë.

Ajo në rrjete sociale është mjaft aktive, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme imazhe nga përditshmëria.

Kohëve të fundit Morena ka qenë duke u fokusuar në prurjet e reja muzikore, teksa edhe ka paralajmëruar projektin e ri.

Në fotografinë e publikuar në rrjetin social Instagram, ajo shihet me një veshje plot stil derisa qëndron para mikrofoni.

Në fokus kësaj radhe ajo ka vënë tiparet e fytyrës, teksa kishte përdorur në masë të vogël makijazh.

Derisa po mban të azhurnuar fansat, Taraku së shpejti do të lansojë duetin me reperin e njohur Fero.

“Alexander” ndër të tjera është hiti saj i fundit, që deri më tani është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat