Arrestohet reperi Trey Songz

Mediale Vip

Arrestohet reperi Trey Songz

Më: 25 janar 2021 Në ora: 11:46
Trey Songz

Është arrestuar reperi i njohur Trey Songz.

Me akuzën se është grindur me një polic në stadiumin “Arrowhead” në Kansas City, ku po zhvillohej loja e kampionatit të futbollit amerikan ndërmjet ekipeve, “Kansas City Chiefs” dhe “Buffalo Bills”, është arrestuar

Ngjarja besohet të ketë ndodhur të dielën më 24 janar.

TMZ e ka postuar një video të zënkës mes policit ku reperi shihet duke e goditur policin në kokë. Më pas ai arrestohet nga disa policë të tjerë, derisa njerëzit përreth dëgjohen duke u thënë atyre ta lënë reperin të qetë, dhe ta arrestojnë policin i cili pa arsye e kishte sulmuar atë.

Trey Songz u arrestua dhe po akuzohet për shkelje të ligjit, rezistencë të arrestimit dhe sulm ndaj një polici. Ai po qëndron në burgim prej 24 orësh, dhe pritet të lirohet me kusht në mbrëmjen e së hënës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat