Elgit Doda publikon këngën e re “Vetëm”

Mediale Vip

Elgit Doda publikon këngën e re “Vetëm”

Më: 25 janar 2021 Në ora: 19:20
Elgit Doda

Këngëtari dhe kompozitori i njohur shqiptar, Elgit Doda, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Vetëm” mban titullin kënga e re e tij, të cilën e ka shoqëruar me një video atraktive.

Tekstin e ka shkruar vet artisti në bashkëpunim me Alban Kondin, kurse për producimin po ashtu është përkujdesur Doda.

Miksimin dhe masterizimin e kësaj kënge e ka bërë Marenglen Boja, ndërsa videoja i është besuar Andi Allkos.

Projekti tashmë është i disponueshëm në YouTube në kanalin zyrtar të Elgit Dodës.

Ky i fundit ndërkaq qëndron prapa shumë projekteve e hiteve shqiptare, si një producent shumë i suksesshëm në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat