Brenda rezidencës luksoze që Adele do ta shes për 6.5 milionë dollarë

Mediale Vip

Brenda rezidencës luksoze që Adele do ta shes për 6.5 milionë dollarë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 22:34
Adele

Në mesin e disa rezidencave që ka, këngëtarja angleze, Adele, tashmë ka vendosur ta shes njërën prej tyre.

32-vjeçarja e cila ka pasuri prej 139 milionë dollarësh, ka vendosur që të heq një milion dollarë prej çmimit që kishte shtëpia, shkruan The Sun.

Prona e saj gjendet në Partridge Green, me një sipërfaqe të madhe përplot me gjelbërim.

Ajo kishte jetuar në po të njëjtin vend në vitin 2012, ku debutoi me albumin e parë, duke pasur sukses të bollshëm.

Një vit më pas, Adele kishte ndërruar disa rezidenca me radhë, teksa këtë të fundit ka zgjedhur ta shes.

Në krahasim me shumën që e kishte blerë, tashmë ka rënë në 6.5 milionë dollarë. Në të ka 10 dhoma, palestër, pjesa për të luajtur tenis dhe disa dhoma të tjera argëtimi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat