Saimiri i kujton Xhesit filmin që pa me Enxhëllin

Mediale Vip

Saimiri i kujton Xhesit filmin që pa me Enxhëllin

Më: 26 janar 2021 Në ora: 07:09
Ilustrim

Ka nisur tashmë nata e 11-të e spektaklit Love Story në TV Klan, teksa Saimiri ka pasur tre takime romantike me tre nga vajzat e kastit.

Një nga të zgjedhurat e tij ka qenë edhe Xhesi, bukuroshja nga Shkodra me të cilën 33-vjeçari kishte pasur vetëm një takim në javët e para të kësaj romance live.

Dyshja kësaj here janë takuar në Pogradec dhe më pas në Korçë, ku janë argëtuar me njëri-tjetrin.

Në shëtitjen e tyre me varkë, Saimiri i ka kujtuar Xhesit filmin “The Note Book”, të cilin e pa në kinema me Enxhëllin, ku kishte disa skena të ngjashme të çiftit protagonist në varkë.

Saimiri: Love Story s’po na bën të njohim vetëm njëri-tjetrin, por edhe Shqipërinë.

Xhesi: Po pra! Më ka pëlqyer gjithmonë të them të drejtën dhe më pëlqen që më erdhi edhe mua këtu mundësia.

Saimiri: Kishim ditë pa takim, por ndonjëherë të mirën e lë për në fund.

Xhesi: Ia vlejti kjo pritja!

Saimiri: Mu kujtua një film shumë i bukur romantik, “The Notebook”, janë edhe ata në një vark në liqen, me pata…

Xhesi: Kisha pak siklet të vija, imagjino në një ditë kaq të ftohtë të biem këtu…

Saimiri: Jo, s’ka shans! Je në duar të sigurta.

Xhesi: Kam qenë pak e mërzitur të them të drejtën, por thoja e vlerësoj këtë respektin dhe qëndrimin që Saimiri ka mbajtur ndaj meje, por ka ndonjë ndjesi më tepër? Sepse ka ndryshim midis respektit dhe ndjesive!

Saimiri: Mendoj se kjo është një bazë e mirë për të filluar gjithçka. Dua të bëj diçka që sot të ndihesh sa më mirë dhe të kënaqemi.

Xhesi: Jam dakord, por duhet edhe më tepër. Ke gjetur fiks vendin që na shkakton atmosferën e duhur. Ka raste që kur njëra mjelmë partnere vdes, mjelma tjetër vdes nga pikëllimi. Më janë dukur gjithmonë krijesa interesante për këtë gjë.

Saimiri: Është hera e parë që e dëgjoj dhe qenka shumë gjë e bukur…shumë romantike. Do bëhemi dhe ne si mjelmat?

Xhesi: Ndoshta jo aq tragjike…

Saimiri: Koha është shumë e ftohtë dhe mendoj të shkojmë në një vend të ngrohtë, me zjarr.

Kam kaluar sot një ditë shumë të bukur me Xhesin dhe kam një buqetë me lule që dua t’ia dhuroj për durimin e saj dhe impenjimin në javët e kaluara.

Saimiri: Xhesi kaluam një ditë shumë të bukur bashkë, që nga Pogradeci dhe deri këtu në Korçë, gëzuar për këtë ditë të bukur!

Xhesi: Kam shijuar çdo moment! Kemi pasur një takim në fillim dhe pastaj për javë të tëra nuk më ke ftuar. Ka pasur një gjë specifike që ta di, ka pasur diçka me mua në veçanti?

Saimiri: Nuk ka patur një arsye specifike, por kam dashur të njoh dhe vajzat e tjera dhe kam pasur një siguri në vetvete me ty që Xhesi ia vlen.

Xhesi: Kam menduar mos ishte diçka që unë duhet të ndryshoja, në rast se do ishte diçka që ndryshohet…që na ka kufizuar?

Saimiri: Jo jo fare! Unë nuk do të doja kurrë që një njeri të ndryshonte për mua sepse kur e njoh një vajzë e vlerësoj ashtu siç është dhe unë nuk do të ndryshoja për njeri sepse dua të më preferojë me huqet e mia.

Xhesi: Nuk dua që asnjëherë të të imponohem, që të të afrohem në momentin kur nuk është koha ime…ndoshta është e gabuar, mbase më penalizon, por nuk imponohem dot si njeri.

Saimiri: Kjo nuk është gjë e keqe, por ndonjëherë duhet edhe të rrezikosh që të tregosh çfarë ndjen ose mendon.

Xhesi: Ndërtoj “mure” vetëm për t’u mbrojtur, por nuk jam njeri i vështirë për të depërtuar tek këto mure./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat