Një udhëtim romantik në juglindje dhe shumë të papritura, çfarë do të ndodhë sonte në ‘Love Story’?

Mediale Vip

Një udhëtim romantik në juglindje dhe shumë të papritura, çfarë do të ndodhë sonte në ‘Love Story’?

Më: 26 janar 2021 Në ora: 07:22
Love Story

Çdo e hënë po bëhet gjithmonë e më interesante në “Love Story”. Pas takimit të 10-të live të Saimirit me vajzat, java ka qenë jo pak e zhurmshme pas veteliminimit të Enxhëll, një prej vajzave më të preferuara të Saimirit, me të cilën ai kishte pasur disa takime.

Megjithatë, gara vazhdon. Kanë mbetur edhe 6 konkurrente në garë për të fituar zemrën e Saimirit. Janë edhe fare pak javë nga fundi i spektaklit të dashurisë dhe konkurrenca ka filluar të jetë më e dukshme.

Sonte, në natën e 11-të të “Love Story”, do të zbuloni shumë surpriza që kanë ndodhur me Saimirin dhe vajzat gjatë kësaj jave. Cilën ka zgjedhur princi për një takim special këtë javë, cila ishte vajza që i ka rrëmbyer më shumë vëmendjen? A e ka dëgjuar ai porosinë e publikut apo vazhdon të bëjë misteriozin deri në fund?

“Love Story” këtë javë ka udhëtuar drejt juglindjes, aty ku temperaturat janë nën zero dhe bardhësia e borës mbulon gjithçka. Në mes të borës, në kërkim të dashurisë, këtë herë fatlumja ka qenë Xhesi… Por nuk është e vetmja.

Pas pak, udhëtimi romantik dhe shumë surpriza të tjera do t’i zbuloni vetëm në “Love Story”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat