Kate Hudson tregon si është të rritësh fëmijë me baballarë të ndryshëm

Mediale Vip

Kate Hudson tregon si është të rritësh fëmijë me baballarë të ndryshëm

Më: 26 janar 2021 Në ora: 07:34
Kate Hudson

Kate Hudson ka mësuar një ose dy gjëra për bashkë-prindërimin falë tre fëmijëve të saj me baballarë të ndryshëm. Ajo së fundmi foli në lidhje me dinamikën e saj komplekse të familjes.

"Kam shumë baballarë, kam fëmijë në të gjithë vendin", tha ajo duke qeshur.

Ylli i "How To Lose a Guy in 10 Days", 41 vjeçe, ndan djalin Ryder, 17 vjeç, me ish-burrin Chris Robinson dhe djalin Bingham, 9 vjeç, me ish të fejuarin Matt Bellamy. Gjithashtu mirëpriti dhe një vajzë, Rani Rose, me të dashurin Danny Fujikawa në 2018-ën.

Kate për karantinën me tre fëmijët e saj, ku njëri prej tyre është adoleshent dhe i vështirë për t`u menaxhuar në izolim.

"Unë dua të them që po, e kemi pranuar me qejf izolimin dhe jemi mirë, por realiteti është se ka ditë që janë të shkëlqyera, ia kalojmë mirë, ka të tjera që duhet t'i kujtoj vetes se duhet të jem mirënjohëse. Kurrë nuk e kisha menduar, në një milion vjet, që do të kaloja një vit të tërë duke qëndruar në një vend”

"Kur keni shumë fëmijë, ndonjëherë keni ato momentet ku e gjeni veten duke u fshehur në banjë e duke thënë, të lutem o Zot më largo nga këtu. Thjesht i kujtoj vetes se ka shumë njerëz që kanë humbur të dashurit e tyre dhe ne thjesht duhet të qëndrojmë brenda për pak kohë,"-shtoi ajo.

Kate Hudson u rrit duke mos njohur babanë e saj, muzikantin dhe aktorin Bill Hudson. Dhe kjo pjesë ka një lloj ndikimi në jetën e saj sot:

"Ndonjëherë kemi nevojë për pak bisedë dhe humor për të na zhvendosur në vende ku mund të shërojmë disa nga plagët që na kanë shkaktuar nga familjet tona. Unë kam një nënë të bukur. Kam një njerk që ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën tonë, por kjo nuk e zbeh faktin që ne nuk e njihnim babanë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat