Ndërron jetë aktorja koreano-jugore në moshën 26-vjeçare, mister arsyeja e vdekjes

Mediale Vip

Ndërron jetë aktorja koreano-jugore në moshën 26-vjeçare, mister arsyeja e vdekjes

Më: 26 janar 2021 Në ora: 11:16
Song Yoo-jung

Aktorja koreano-jugore, Song Yoo-jung ka humbur jetën në moshën 26-vjeçare.

Ajo u gjet pa shenja jete në Seoul të shtunën, ndërsa mbeten të paqarta shkaqet e vdekjes. Lajmi i hidhur u konfirmua nga përfaqësuesit e saj në agjensinë e talenteve.

Ceremonia mortore ishte tepër private dhe u mbajt ditën e hënë. “Song Yoo-Jung ishte një mikeshë e jona, e cila na përcillte gjithmonë lumturi me buzëqeshjen e saj dhe ishte një aktore e mrekullueshme, e cila aktronte plot pasion”, thuhej një njoftim.

New York Times shkruan se ka pasur një shifër të lartë të vetëvrasjeve nga të rinjtë në vend.

Song Yoo-jung e nisi karrierën në moshën 20-vjeçare teksa shfaqej në reklama të ndryshme për Estee Lauder dhe Baskin-Robbins. Në vitin 2019, bëri rolin e Han Da-Won në serialin ‘Make a wish’, ku luante si një studente arkitekture që kërkonte shpirtin e saj binjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat