Einxhel Shkira reagon e acaruar: Burrat shqiptarë janë fodulla, injorantë, agresivë

Mediale Vip

Einxhel Shkira reagon e acaruar: Burrat shqiptarë janë fodulla, injorantë, agresivë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 17:01
Einxhel Shkira

Einxhel ‘shpërtheu’ me akuza në postimin e fundit.

Einxhel Shkira ka marrë vëmendjen e ndjekësve me një postim në rrjete sociale.

Në deklaratën e gjatë, Einxhel shkroi lidhur me mënyrën se si dashurojnë meshkujt shqiptarë, andaj i kritikon rëndë ata.

Ajo thotë se meshkujt nuk janë të aftë të dashurojnë ngase nuk i lë egoja e të qenurit ‘burrë’, teksa shton se ‘këto specie ekspozohen si shembuj për fëmijët’

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I EINXHEL:

“Po beja nje xhiro neper rrjet te shihja ca ndodh rreth e rrotull… dhe gjithnjë e më shumë bindem që meshkujt shqiptarë (jo të gjithë mbase) por shumica janë fodulla, janë injorantë, agresivë dhe prepotent ndaj femrës.Më e keqja është që këtë e shfaqin jo vetëm ndaj femrës në përgjithësi por edhe ndaj asaj që pëlqejnë, që e duan, që e kanë dashur, grua apo më keq akoma dhe nënën e fëmijëve! Përpiqen ta nënshtrojnë sepse i shqetëson vetëbesimi i tyre, dashuria për veten e saj dhe sidomos kur gjërat nuk janë si i do ai, atëherë nxjerrin fytyrën më të keqe të tyre duke tëpërçmuar. Femrat nuk bëhen për vete me fodullëk por e qartë që shumica nuk janë të aftë të dashurojnë se nuk i lë ego e të qenurit “burri”. S’di në fakt a e kanë të qartë kuptimin e fjalë burrë?! Uroj të mos e ngatërrojnë me atë të fjalës, Zot. E trishtë që këto specie janë të ekspozuar si shembuj edhe për fëmijët”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat