Agnesa Vuthaj sqaron lajmin e rremë që qarkulloi në lidhje me biznesmenin indian: Ishte një shkrim seksist, kam pasur vetëm raport pune me të

Mediale Vip

Agnesa Vuthaj sqaron lajmin e rremë që qarkulloi në lidhje me biznesmenin indian: Ishte një shkrim seksist, kam pasur vetëm raport pune me të

Më: 26 janar 2021 Në ora: 18:51
Agnesa Vuthaj

Bukuroshja e njohur shqiptare, Agnesa Vuthaj ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Ndrrimi i natës” në Klan Kosova.

Ajo ka folur shumëçka rreth karrierës së saj të suksesshme si “miss” dhe si blogere, ndërsa nuk ka hezituar të flasë edhe për jetën private.

Në një moment, Vuthaj është pyetur nga moderatori i emisionit në lidhje me lajmin e rremë që kishte qarkulluar vitin e kaluar, ku ajo u akuzua se është në lidhje me një biznesmen indian.

Image

Agnesa tha se fotografia e saj në aeroplan privat ishte shndërruar në një paragjykim, për vet faktin se është femër, sepse po të ishte mashkull një gjë e tillë nuk do të ndodhte.

“Unë kam reaguar ne rrjetet sociale sepse kam menduar që ka qenë një shkrim shumë seksist, kam reaguar për fenomenin jo për rastin, dhe pyetja ime do të ishte: Nëse një djalë kosovar në të tridhjetat e veta do të ishte me një biznesmen të huaj në një aeroplan privat, a do të shkruhej i njëjti shkrim ose nëse do të shkruhej a do t’i kishte të njëjtat klikime? E këtu kthehemi tek ajo shoqëria paragjykuese që mundohen gjithmonë ndoshta edhe në media që femrat me i gjyku dhe me i hedh pak më poshtë”, ka thënë Agnesa Vuthaj.

Me insistimin e prezantuesit, modelja nga Istogu e theksoi se me biznesmenin në fjalë nuk kishte asgjë më shumë e as më pak se një raport pune.

“Sigurisht që nuk ka qenë e vërtetë, ka qenë një raport pune”, ka thënë tutje Agnesa. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat