Mozzik mesazh politikanëve para zgjedhjeve: Gjendja në Kosovë kolaps

Mediale Vip

Mozzik mesazh politikanëve para zgjedhjeve: Gjendja në Kosovë kolaps

Më: 26 janar 2021 Në ora: 22:04
Mozzik

Reperi ka publikuar një tekst në të cilin flet për gjendjen e krijuar në vendin tonë.

Mozzik në prag të zgjedhjeve ka publikuar një “freestyle” në Instagram me anë të së cilit ka shprehur problemet të cilat e preokupojnë Kosovën.

Ai nga studioja e tij ka xhiruar teksa këndon këngën dhe e ka publikuar në rrjete sociale.

“E kan fitu me lufte,po dojn me Hup me laps..Gjendja nkosove o shume kolaps..Secili i kemi fajet kapak.. Po bjen shi ,amo dielli del prap”, thotë Mozzik në një pjesë të këngës.

Teksti i plotë:

“Dikush i ka fajet” From Studio!

Mirmengjes Popull,mirmengjes
Kosove ..e di qe jeni tesh e jeni lodh
E di qe jeni ftof e jeni ngri ..
Tu prit mire , u bo vec ma zi..
Syt nau kan qorru me ket Anarki
Thojn pasyqrja shtetit osht 1 i ri
Po njo i ri o zotni sot nuk ka fuqi
Menon per kokain edhe vec me pi..
Skan vene tpunes tani i mshojne hunes
E gjen ni allti e i I gjuhet dhunes
Sistemi jetes prej t’hanes dej tshtunes
Lufta per egzistence n’kahje t’rruges..
Shume pak sene jon nrregull
Si me kon ujq,kejt jeten mjegell..
Lufta per karrik,lufta per leter
Tu ju prit poplli u bo i vjeter..
Kto sene besa edhe tverberit i shohin
Besa edhe shurdhi fjalt jau nin..
Ktu per fat tkeq skemi as mjeksi
Njo me leukemi duht me qu n’Turki
E kan fitu me lufte,po dojn me
Hup me laps..
Gjendja nkosove o shume kolaps..
Secili i kemi fajet kapak..
Po bjen shi ,amo dielli del prap..
Dikush i ka fajet..
Amo kush spe Di..
Se di a i kem na ?
A kta n’Qeveri..
Tu prit mire u bo mire u bo vec ma zi
Une spo di une spo di..
Kallzom qa me bo une si i ri
A mi ngu hala hala a mo mos mi ni
A mju besu hala , nuk pe di nuk pe di..”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat