Nuk i lejuan dasmat por mbajnë fushata, reagon këngëtari: Atmosfera zjarr, këndojnë bilbilat e shtetit

Mediale Vip

Nuk i lejuan dasmat por mbajnë fushata, reagon këngëtari: Atmosfera zjarr, këndojnë bilbilat e shtetit

Nga: G.B Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:17
Osman Imeraj

Përpos që dasmat dhe ahengjet u ndaluan për shkak të pandemisë, që nga marsi i vitit të kaluar, dënime të shumta u dhanë për qytetarët e për lokalet kur ndonjë mbante ndonjë aheng.

Por, gjërat kanë ndryshuar tani kur jemi në prag të zgjedhjeve.

Të njëjtat lokale ku do të duhej të mbaheshin dasmat, e që nuk u lejuan, tani po mbushen me simpatizantë të partive, në kuadër të fushatës që po bëjnë, shkruan Bota sot.

E për këtë politikanët kanë marrë kritika të shumta, nga shoqëria civile e nga artistët.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe këngëtari Osman Imeraj, i cili këndon nëpër dasma.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka publikuar një foto nga një tubim që është mbajtur, derisa ka shprehur indinjatën për të gjithë politikanët, pa përjashtim.

"Atmosfera zjarr. Këndojnë bilbilat e shtetit", ka shkruar Imeraj në Facebook.

Deri tani, pothuajse të gjitha partitë kanë marrë dënime për shkak të mos respektimit të masave anti-Covid në fushatë./BS/

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat