Rihanna on the top: Bella Hadid frymëzohet prej saj

Mediale Vip

Rihanna on the top: Bella Hadid frymëzohet prej saj

Më: 27 janar 2021 Në ora: 13:23
Rihanna dhe Bella Hadid

Edhe super modelet inspirohen nga Rihanna. Kështu ka ndodhur edhe me Bella Hadid e cila është shfaqur pak ditë më parë me një ‘look’ tejet tërheqës, e kombinuar me xhaketën në ngjyrë kafe kadife, pantallonat në të njëjtin model dhe këmishën e bardhë të zbërthyer duke nxjerrë në pah gjoksin e saj.

Kaq ka mjaftuar që paparacët dhe adhuruesit e Rihanna-s ta lidhin këtë dukje të modeles me të.

Vetëm pas ditë më parë ylli i muzikës pop, u shfaq e veshur me një stil ‘casual’, teksa kishte kombinuar xhinset, pallton e madhe në ngjyrë kafe me një këmishë, kopsat e të cilës ishin hapur deri posht gjoksit të saj.

Epo siç duket, Rihanna do të vazhdojë të frymëzojë për shumë gjatë jo vetëm ndjekësit, por dhe emra të njohur të ‘showbiz-it’ të huaj, përfshirë këtu edhe Bella Hadid.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat