Kesha do ta lansojë këngën “Stronger”, e para për vitin 2021

Mediale Vip

Kesha do ta lansojë këngën “Stronger”, e para për vitin 2021

Më: 27 janar 2021 Në ora: 14:46
Kesha

Ylli i njohur i muzikës, Kesha, ka bërë të ditur se shumë shpejt planifikon ta lansojë kangën e saj të parë për vitin 2021, në bashkëpunim me DJ holandez, Sam Feldt.

Kënga titullohet “Stronger” dhe publikohet për gjithë adhuruesit e këngëtares, të premten më 29 janar.

Krahas një videoje pa zë të shkëputur nga videoklipi, të cilin Kesha e postoi në Instagram, këngëtarja e ka zbuluar lajmin e mirë për gjithë ndjekësit e saj.

Kesha e publikoi albumin e saj të katërt të incizuar në studio, “High Road”, në janar të vitit 2020. Nga atëherë, ylli i njohur i muzikës është përfshirë në videoprojektin e reperit Big Freedia, “Chasing Rainbows” dhe në këngën e rok grupit “Black Lips”, “They’s a Person of the World”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kesha (@iiswhoiis)

Derisa në qershor të vitit të kaluar e lansoi një ‘cover’ të këngës “Children of the Revolution”, nga bendi “T. Rex”. Version i ri i këngës i interpretuar nga Kesha, ishte pjesë e albumin i cili përfshinë yje të ndryshëm të muzikës, “Angelheaded Hipster: The Songs of Marc Bolan and T. Rex”.

Këngëtarja e njohur për hite të shumta, si “Tik Tok”, “Take It Off”, “Praying” dhe të tjerë, ka deklaruar se ishte e lumtur të jetë pjesë e këtij projekti, pasi gjithmonë ka qenë adhuruese e këtij bendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat