Këngëtarja e njohur në pritje të ëmbël

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur në pritje të ëmbël

Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:17
Halsey

Ditën e sotme këngëtarja e hitit “Without Me”, Halsey, i ka surprizuar të gjithë me një lajm shumë të bukur. Ajo zbuloi se është shtatzënë dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Halsey ka publikuar në Instagram disa imazhe në të cilat shfaqet topless dhe në to dallohet qartë barku i saj i rrumbullakosur.

Ajo ka përmendur në postim partnerin e saj, Aley Aydin dhe përkrah fotove ka shkruar: “Surprizë”, shoqëruar me figurën e një shisheje me qumësht, një ylberi dhe një engjëlli. Artistja i la të gjithë pa fjalë me këtë surprizë kaq të bukur, por urimet nuk munguan nga kolegë e fansa të saj.

Mes komenteve ra në sy edhe ai i partnerit të saj, i cili shkroi: “Zemra e mbushur plot, ëmbëlsi”. Menjëherë pas këtyre fjalëve, nuk vonoi as përgjigja nga këngëtarja. “Të dua! Dhe e dua këtë njeri të vogël që tani!”, komentoi Halsey poshtë partnerit të saj.

Këtë lajme konfirmoi edhe Aley, i cili publikoi në rrjete sociale postimin e Halsey-t shoqëruar me figurat e dy zemrave. Gjinia e fëmijës nuk dihet ende, pro pritet të zbulohet në javët në vazhdim.

Dyshimet për një romancë mes dyshes nisën në fillim të këtij muaji, kur Halsey publikoi një foto të partnerit në Instagramin e saj. Megjithatë ata nuk kanë folur ende publikisht për statusin e tyre dhe si ka lindur romanca.

Më herët Halsey kanë qenë në një lidhje me G-Eazy dhe ndarja e tyre ishte shumë e bujshme. Më pas ajo pati një romancë me Yungblud dhe aktorin Evan Peters. Por këto lidhje dashurie nuk zgjatën shumë dhe siç duket Halsey ka gjetur veten tek Aleey Aydin.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by halsey (@iamhalsey)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat