Jonida Maliqi nuk i mban dot emocionet

Mediale Vip

Jonida Maliqi nuk i mban dot emocionet

Më: 27 janar 2021 Në ora: 23:44
Jonida Maliqi

Jonida Maliqi ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “E ardhmja është vajzë”, në të cilin foli gjerë e gjatë për jetën e saj. Këngëtarja renditi një më një të gjitha sukseset dhe arritjet më të mëdha, e nuk la pa përmendur edhe momentet më të vështira të jetës.

Përgjatë emisionit ajo u surpriza nga tre meshkujt më të rëndësishëm në jetën e saj. I pari ishte miku i saj më i mirë, Ardi Asllani, i cili i kishte dërguar Jonidës një videomesazh. Mesazhi i Ardit e bëri këngëtaren të qeshte, pa e ditur se më vonë do të qante.

Babai dhe djali i saj, Dan, i kishin dërguar Jonidës dy mesazhe zanore, të cilat ajo nuk i priste apsak.

“Jonida ti je shpirti i babit, unë të dua shumë dhe kam shumë emocion që po flas tani këtu. Të dua për gjithçka që ti ke, dua që ti të jesh gjithmonë e më mirë, me djalin me ne të gjithë, babi të do shumë! Dhe është faft i madh për mua që të kam ty, kam edhe Xhildën. Ndoshta kam bërë dhe unë ndonjë gabim në marrëdhënien me ju, por ju duhet të më falni, sepse edhe mosha bën të vetat. Të uroj të jesh gjithmonë vevetja, të kalosh sa më mirë me ambientin që ke rreth e qark dhe gjithmonë të uroj lumturi”, u shpreh babai i Maliqit.

Më pas mes lotësh Jonida u shpreh se babai i saj është burri ideal, mashkulli perfekt, e që gjithmonë ka kërkuar karakteristikat e tij tek partnerët në jetë. Qershia mbi tortë ishte i vogli Dan, që i kishte dërguar një mesazh në anglisht mami Jonidës.

“Mami Jonida, të dua shumë, ti je mami më e mirë”, ishin fjalët e Danit, që e emocionuan pafund Jonidën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat