Aktorja legjendare, Cloris Leachman ndërron jetë në moshën 94 vjeçare

Mediale Vip

Aktorja legjendare, Cloris Leachman ndërron jetë në moshën 94 vjeçare

Më: 28 janar 2021 Në ora: 08:29
Cloris Leachman

Cloris Leachman, ylli i skenës dhe ekranit, ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare.

Një përfaqësues për aktoren fituese të ‘Oscar’ dhe ‘Emmy’ konfirmoi për Fox News se ajo vdiq në mënyrë natyrale të mërkurën.

Ajo ndërroi jetë në Encinitas, Kaliforni, ndërsa kishte vajzën për krah.

“Askush nuk ishte si Cloris. Me një shikim të vetëm ajo kishte aftësinë të thyejë zemrën tuaj ose të ju bënte të qeshnit pafund”, thuhet në një njoftim të bërë në rrjete sociale. “Ju kurrë nuk e dinit se çfarë do të thoshte ose bënte Cloris pasi ishte e paparashikueshme”.

Juliet Green shtoi se Leachman ‘i dontë fëmijët dhe nipërit e saj shumë’ dhe e kujtoi atë si një vegane gjatë gjithë jetës.

Ajo ishte njohur si një nga yjet e Hollywood-it që ka fituar një çmim të Akademisë, një ‘Golden Globe’ si dhe tetë çmime ‘Emmy’.

E njëjta po ashtu u bë e njohur me paraqitjen si Phyllis Lindstrom në “The Mary Tyler Moore Show”, nga 1970-1977.

Në 1953, Cloris u martua më filmbërësin George Englund dhe u divorcuan në 1979. Ky i fundit vdiq në vitin 2017. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat