Loredana zbulon se çfarë fshihet pas emrit të markës së saj

Mediale Vip

Loredana zbulon se çfarë fshihet pas emrit të markës së saj

Më: 28 janar 2021 Në ora: 21:05
Loredana

Loredana tregoi se çfarë fshihet pas “1218beauty”.

Loredana Zefi është emër shumë i suksesshëm në industrinë e muzikës, e cila çdo ditë numëron suksese të reja.

Së fundi, artistja ka vendosur t’i futet edhe botës së biznesit, teksa ka lansuar linjën e saj me produkte të grimit.

“1218beauty”, është marka e Loredanës, e cila në emrin e saj përmban një mesazh të bukur.

Me anë të një postimi në Instagram, Loredana thotë se 12 18 është ditëlindja e vajzës së saj Hanës.

“1218, dhjetor 2018 ka lindur Hana”, ka shkruar reperja, duke postuar një foto të Hanës së vogël.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat