Deklaroi se do të largohej nga “Love Story” nëse rikthehej Enxhëll, Meri pendohet për fjalët e saj!

Mediale Vip

Deklaroi se do të largohej nga “Love Story” nëse rikthehej Enxhëll, Meri pendohet për fjalët e saj!

Më: 29 janar 2021 Në ora: 08:06
Meri, Saimiri, Enxhëll

Të hënën Enxhëll, vajza që vendosi të largohej vetë nga “Love Sttory”, i nisi një videomesazh Saimirit dhe i kërkoi princit modern të rikthehej sërish në emision.

“Letrat nuk dalin kurrë nga moda si letrat tek filmi ‘The Notebook’. Njeriu kur shkruan i thotë të gjitha ato që ndjen. Dëshiroj të kërkoj falje me mërzitjen që të shkaktova me vendimin tim. Është një vendim emotiv, që çdo vajzë e mendon kur të shikon në takim me një vajzë tjetër. Është ngarkesë prej gjithçkaje që na rrethon, shoqëria, familja, miqësia. E nisa këtë rrugëtim e frymëzuar me plot emocione të bukura, ndjesi frike se si do të shkonte. Njohja me ty ishte gjëja më e bukur që përjetova në ‘Love Story’. Ti më ke dhënë emocione pafund, një javë më parë nuk u tregova e fortë, lashë emocionet të më dominonin. Kërkoj ndjese për ty, produksionin, vajzave dhe shpresoj të mos më paragjykojnë, por unë dua t’i kthehem sërish asaj gare në mënyrë të barabartë me vajzat e tjera, uroj të kemi mirëkuptimin tuaj”, tha Enxhëll.

Saimirit mbeti i surprizuar dhe u shpreh se nuk mund të jepte menjëherë një përgjigje. Ai tha se i duhej një javë kohë për të vendosur nëse Enxhëll duhet të rikthehet sërish për të luftuar për dashurinë e tij. Mirëpo këtë mesazh të Enxhëllit vajzat e tjera duket se nuk e kanë pritur aspak mirë. Madje në “Daily Love Story”, Meri është shprehur se nëse Enxhëll rikthehet, ajo do të largohet nga emisioni dhe t’i lërë rrugën të lirë asaj e Saimirit. Ajo tha se nëse Saimiri vendos ta rikthejë për herë të dytë Enxhëll në program, kjo do të thotë se ai ka ndjenja për të, ndaj ajo do të ndihej e tepërt.

“Kam  respekt për Enxhëllin sepse që prej fillimit kemi pasur raporte të mira me njëra-tjetrën dhe është një vajzë me vlera. Por në momentin që unë e kuptoj që kam ndjenja, do mundja emocionet, do përballoja presionin e publikut, familjes dhe çfarëdolloj gjëje tjetër qoftë dhe nuk do veproja ashtu siç veproi ajo. Nëse vërtetë mes Saimirit dhe Enxhëllit ka ndjenja atëherë unë jam e tepërt këtu, më mirë të largohemi të gjitha dhe të mbyllet historia me kaq. Unë nuk e pranoj këtë gjë, me dëshirën më të madhe largohem nga emisioni dhe Enxhëll të vazhdojë rrugëtimin e saj me Saimirin”, u shpreh Meri.

Mirëpo, duket se Meri është penduar për deklaratën e saj dhe në një intervistë ditën e sotme për “Daily Love Story”, është shprehur se e kupton Enxhëllin dhe vendimet e saj.

“Jemi vajza vetë dhe ndoshta ajo ka patur arsyet e veta. Mendoj që është e vërtetë ajo që tha, që ishte pushtuar nga emocionet dhe ndoshta është ndjerë jo vetvetja. Ndonjëherë mblidhen të gjitha bashkë sepse nuk jemi perfekt. Mund të kemi problemet tona, mblidhet edhe stresi i emisionit, presioni i publikut dhe ka momente të vjen të plasësh. Por kur je në një presion të tillë është shumë e vështirë të marrësh një vendim. Besoj edhe vetë Saimiri po e mendon thellë”- u shpreh Meri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat