Fjalët e Elgitit për mami Klean na mbushën zemrat edhe ne!

Mediale Vip

Fjalët e Elgitit për mami Klean na mbushën zemrat edhe ne!

Më: 29 janar 2021 Në ora: 09:29
Klea Huta, Elgit Doda

Të ushqesh fëmijën me qumësht gjiri në vende publike apo të pozosh në këtë lloj forme konsiderohet ende tabu në shumë vende. Edhe në Shqipëri ka ende shumë persona që nuk e pranojnë këtë gjë, pavarësisht se është një nga proceset më të bukura gjatë rritjes së një fëmije. Për t’i thyer këto lloj tabush dhe për të dhënë një mesazh të bukur, Klea Huta ka pozuar për kopertinën e “Global Woman” në këtë formë.

E veshur krejtësisht me të bardha, duke qëndruar si një perëndeshë e vërtetë, Klea ka pozuar duke ushqyer me qumësht gjiri Krid, teksa e mban në krahë.

“Zoti është një grua”, ka shkruar Klea përkrah fotos, që i ka lënë të gjithë pa fjalë.

Kësaj fotoje kaq të bukur nuk i ka rezistuar dot as Elgiti, i cili e ka ripostuar foton e Kleas në InstaStory.

Ndërkohë, vëmendjen na e mori komenti i kompozitorit për dy personat më të rëndësishëm të jetës së tij.

“Piktura e jetës time”- ka shkruar Elgiti, duke na prekur edhe ne zemrat.

Krid erdhi në jetë të qershor të vitit të shkuar, duke bekuar kështu jetën e mami Kleas dhe babi Elgitit. Gjatë këtyre 7 muajve të jetës së Kridit, Klea ka ndarë me ndjekësit momente të ndryshme nga rritja të tij.

Para disa ditësh ajo tregoi se ai ka nisur të hedhë hapat e parë dhe kjo gjë e emocionoi jo pak. Gjithashtu moderatorja ka zbuluar për fansat se fjala e parë e Krid ka qenë “BA” dhe ky moment ja ka bërë zemrën mal Elgitit.

Image
InstaStory
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat