I ka qëndruar 7 muaj mbi kokë, por fjala e parë e Emit nuk ishte ajo që Jonida Vokshi dëshironte të dëgjonte!

Mediale Vip

I ka qëndruar 7 muaj mbi kokë, por fjala e parë e Emit nuk ishte ajo që Jonida Vokshi dëshironte të dëgjonte!

Më: 29 janar 2021 Në ora: 10:16
Emi, Jonida Vokshi

Si të gjitha mamatë, edhe moderatorja Jonida Vokshi është përpjekur t’i mësojë fjalën e parë të voglës së saj 7 muajshe, Emit.

Sigurisht po si të gjitha mamatë edhe Jonida ka shpresuar që fjala e parë e të bijës të ishte “Mama”. Por nuk ka rezultuar kështu!

Pavarësisht përpjekjeve të saj që Emi të thotë “mama”, ajo sërish ka thërritur Besnikun për herë të parë! Në një video që ajo ka ndarë në InstaStory, dëgjohet Emi duke thërritur “Baba” disa herë.

“I rri 7 muaj mbi kokë duke i përsëritur Mama mama, thuaj mama dhe vjen momenti që nuk pushon duke thënë Baba baaa”- shkruan ajo duke qeshur.

Së fundmi, Jonida ka bërë dy tatuazhe dedikuar të voglës dhe nuk ka ngurruar t’i ndajë edhe në rrjete sociale.

Të parin e ka bërë në dorë dhe shkruan Emi me një shkrim të veçantë, emri i vajzës së saj.

Ndërkohë, tatuazhin e dytë e ka bërë në shpinë, duke shkruar “Faleminderit Zot” me një shkrim po ashtu shumë të bukur.  Padyshim ky tatuazh duket kaq bukur në shpinën e saj dhe të dyja gdhendjet e Jonidës kanë kuptim shumë domethënës.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat