Sërish ndryshime në “Për’puthen”, së shpejti edhe një pastor si opinionist

Mediale Vip

Sërish ndryshime në “Për’puthen”, së shpejti edhe një pastor si opinionist

Më: 30 janar 2021 Në ora: 07:09
Për’puthen

“Për’puthen” është një nga programet më të ndjekur të momentit dhe duke qenë se gjithmonë fansat kishin kërkuar të transmetohej edhe në fundjavë u krijua “Për’puthen Prime”. Ky i fundit transmetohet çdo të diel në ‘Top Channel” dhe aty konkurrentët diskutojnë me njëri-tjetrin gjithçka që nuk mund të diskutojnë gjatë javës.

Në “Për’puthen Prime” fillimisht u shtuan dy opinionistë të rinj, Fatma Haxhialiu dhe Meridian Ramçaj. Ky i fundit u largua dhe vendin e tij e zuri Elona Duro. Ndërkohë së fundmi është mësuar se opinionistët do të ndryshojnë vazhdimisht dhe pritet që së shpejti të ketë një hyrje të re.

“News31” ka mësuar se në rolin e opinionstit do të jetë edhe një pastor. Ai do të zërë vendin e Fatma Haxhialiut, ndërkohë që emri i tij nuk është bërë i ditur. Duke qenë se daljet në debate televizive i ka të shpeshta dhe e kemi parë të flasë për tema të ndryshme, mendohet se pastori mund të jetë Akil Pano. Megjithatë kjo është thjesht një hamendësim, sepse gjithçka do të zbulohet ditët në vijim.

Kujtojmë se shumë shpejt do të nisë edhe “Për’puthen 3”, që këtë herë do ju dedikohet një grupmoshe tjetër, mbi 40 vjeç. Ditën e djeshme autorja e emisionit, Olsa Muhameti zbuloi se aplikimet kanë nisur dhe se ka pasur raste kur nipërit kanë aplikuar për gjyshërit e tyre. Ajo tregoi se Bora Zemani do të drejtojë sërish programin, duke qenë se fitoi goxha eksperiencë me emisionin aktual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat