Maluma zbulon mesazhin që fshihej pas postimit që çmendi fansat

Mediale Vip

Maluma zbulon mesazhin që fshihej pas postimit që çmendi fansat

Më: 30 janar 2021 Në ora: 07:23
Maluma

Para pak ditësh Maluma postoi në rrjete sociale një foto, në të cilën shihej barku i rrumbullakosur i një vajze. Maluma shfaqej duke vendosur kokën mbi barkun e saj, në të cilin ishte shkruar: “#7DJ”.

Këngëtari latin nuk dha asnjë lloj shpjegimi, duke i lënë të gjithë fansat të mendonin se ai do të bëhej baba së shpejti. Madje disa e uruan Maluma-n duke menduar se ai do të bëhej baba për herë të parë. Ndërsa të tjerë menduan se kjo ishte një formë që këngëtari zgjodhi për të promovuar ndonjë projekt të ri. Dhe në fakt këta të dytët qëlluan në shenjë!

Ditën e djeshme Maluma festoi 27-vjetorin e lindjes dhe ka zbuluar se ai do të publikojë së shpejti një album të ri. Albumi i ri mban titullin “7 Ditë në Xhamajakë”, prandaj tek barku i vajzës shkruhej “#7DJ”.

“Kemi një djalë të ri. Quhet “7 ditë në Xhamajkë” dhe është albumi im i ri. e kam bërë me shumë dashuri dhe dedikim dhe e di që tani që do jetë një hit. Faleminderit të gjithëve që keni besuar tek unë dhe që më keni lejuar të bëj art. Jam shumë i lumtur falë jush”, ka shkruar Maluma në një postim.

Albumi i tij përmban 7 këngë dhe 7 video, që janë publikuar në kanalin e Maluma-s në Youtube. Kujtojmë se në gusht 2020 ai publikoi albumin “Papi Juancho” që rezultoi mjaft i suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat