Don Xhoni ka reaguar ashpër pas videos që qarkulloi mbrëmë në medie.
Në një video të publikuar nga “Sinjali” u pa se si një zyrtar policor e keqtrajton një 18-vjeçar.
Në atë video, polici shihet se si po ushtronte dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit, ndërsa dy vite pas këtij rasti u arrestua Haris Kelmendi.
Kelmendi u arrestua nën dyshimin për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.
Kjo video ka nxitur reagime të shumta, së fundi reperi Don Xhoni me anë të një postimi nuk u përmbajt dhe shpërtheu në sharje.
“Sante mi kapt 3 havera t’mahalles tu munu me majt familjen e vet. Kur erdha i pash me dur lidh m nxuni toka. Respekt per Policin e Kosoves, por çdo polic qe ushtron dhune vetem pse munet shkaku i pozites nuk sillet si njeri pa marr parasysh shkakun. Ja q***a familjen nuk po flas per krejt po vetem per individ qe e njollosin uniformen e shtetit. Gjithashtu e pershendes njani prej tyne qe e sheh kit storie e di qe gjithmon e ka pas anderr mem arrestu e ska mujt kurr. Tfala ki e robt ti q***a”, shkruan ai.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Don Xhoni është “Kokaina”, këngë kjo e cila numëron mbi 18 milionë klikime në YouTube.