E tha pa dorashka: Për këtë vajzë në “Love Story”, Saimirit ia bëri zemra “bam” kur e pa për herë të parë!

Mediale Vip

E tha pa dorashka: Për këtë vajzë në “Love Story”, Saimirit ia bëri zemra “bam” kur e pa për herë të parë!

Më: 31 janar 2021 Në ora: 08:03
Saimir Kasemi

Çdo javë në emisionin e dashurisë “Love Story”, princi modern Saimir Kasemi eleminon një vajzë, duke ngushtuar çdo herë e më shumë rrethin e vajzave që ai pëlqen.

E eleminuara e kësaj jave ishte Suela, me të cilën kishte pasur takime të ngrohta e kishin shkëmbyer edhe puthje.

Por, Saimiri ka shprehur në “Daily Love Story” një pëlqim të madh për njërën prej vajzave që vazhdon ende të jetë pjesë e programit, Merin.

Ai ka treguar se e ka pëlqyer sapo e ka parë për herë të parë, pra disi ia ka bërë zemra “bam”.

“Ishin shumë emocione natën e parë sepse unë nuk i kisha parë vajzat, ato më kishin parë mua. Kisha kuriozitet t’i shikoja, por s’mi tregonin. Kur erdhën u prezantuan një nga një, ishte momenti më i bukur. Për Merin kam pasur një pëlqim që natën e parë dhe te nata e trëndafilave. Është edhe e thjeshtë, edhe elegante, me një buzëqeshje që të bën për vete”-u shpreh Saimiri.

Më herët, Meri “kërcënoi” Saimirin se nëse do të rikthente Enxhëllin në program (e cila u largua me dëshirë nga gara), ajo do të largohej nga “Love Story”.

Megjithatë, Meri u pendua më vonë për këtë deklaratë dhe për “Daily Love Story” u shpreh:

“Kam  respekt për Enxhëllin sepse që prej fillimit kemi pasur raporte të mira me njëra-tjetrën dhe është një vajzë me vlera. Por në momentin që unë e kuptoj që kam ndjenja, do mundja emocionet, do përballoja presionin e publikut, familjes dhe çfarëdolloj gjëje tjetër qoftë dhe nuk do veproja ashtu siç veproi ajo. Nëse vërtetë mes Saimirit dhe Enxhëllit ka ndjenja atëherë unë jam e tepërt këtu, më mirë të largohemi të gjitha dhe të mbyllet historia me kaq. Unë nuk e pranoj këtë gjë, me dëshirën më të madhe largohem nga emisioni dhe Enxhëll të vazhdojë rrugëtimin e saj me Saimirin”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat